Dalin detajet/ Një nga grabitësit me dialekt jugu. Vodhën nën kërcënimin e armës

Detaje të reja kanë dalë nga grabitja e argjendarisë në Kamëz . Një nga autorët sipas dëshmisë së pronares ka pasur dialekt jugor ndërsa kanë arritur te marrin rreth 1kg flori. Makina tip x6 nuk ka pasur targat e saj për shkak se targat e përdorura i përkasin një automjeti tip Hyundai. Këto targa ishin kopjuar nga autorët dhe ia kanë ngjitur automjetit të tyre. Fillimisht autorët kanë ardhur nga Fushë Kruja ndërsa janë larguar në drejtim të Laknasit.