DASH: Korrupsioni dhe pastrimi i parave, çështje problematike

Departamenti amerikan i Shtetit vlerëson përpjekjet e bëra nga Shqipëria në përmirësimin e klimës së investimeve, në raportin vjetor për vitin 2023.

RAPORTI I DASH:Shqipëria ka një potencial të madh ekonomik, një kuadër ligjor të shëndoshë dhe ka bërë progres në kufizimin e korrupsionit të vogël duke dixhitalizuar shërbimet publike si për qytetarët ashtu edhe për bizneset. 

Megjithatë, raporti vlerëson se të huajt vazhdojnë ta perceptojnë Shqipërinë si një vend të vështirë për të bërë biznes, për shkak të korrupsionit në sektorë të ndryshëm, konkurrencën e pandershme, ekonominë invormale, pastrimin e parave apo ndryshimet e shpeshta të legjislacionit fiskal. Por nuk mohoen përpjekjet e pandalshme për të luftuar këto fenomene.

RAPORTI I DASH:Zbatimi i reformës në drejtësi është duke u zhvilluar, mbështetur shumë nga Shtetet e Bashkuara dhe BE, duke përfshirë verifikimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuri të pashpjegueshme. Shqipëria ka organe funksionale dhe të pavarura kundër korrupsionit, duke përfshirë Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. pjesë e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).Zbatimi i reformës në drejtësi është në vazhdim dhe zbatimi i suksesshëm i saj pritet të përmirësojë klimën e investimeve në vend.

Në raport vihet në dukje se Shqipëria ka potencial të madh të pashfrytëzuar për investime të huaja direkte në sektorë si energjia, turizmi, minierat, nafta, e teknologjia e informacionit. Investimet janë të përqendruara në industrinë nxjerrëse dhe përpunuese, pasuri të paluajtshme, energjisë, bankat dhe teknologjinë e informacionit. Vende si Zvicra, Holanda, Kanada, Italia, Turqi, Austria, Bullgaria, dhe Franca janë vendet kryesore të origjinës së investimeve të huaja, ndërsa Shtetet e Bashkuara zënë një pjesë të vogël por në rritje, thuhet më tej në raport.