Dalin para gjykatës 4 të arrestuar për sulmin barbar me shkopinj bejsbolli ndaj dy qytetarëve në Krujë

Dalin para Gjykatës katër nga persona e akuzuar për dhunën barbare në Krujë ndaj 2 qytetarëve, tre ditë më parë. Prokuroria ka kërkuar arrest me burg, teksa kjo masë do të vlerësohet nga Gjykata. Dy qytetarët Bilbil Maja dhe Jashar Maja u sulmuan me shkopin bejsbolli dhe armë nga anëtarë të fisit Rraja.

Bëhet fjalë për Ineidi Rraja, Eni Kullaj, Kujtim Përdaku, Andi Rraja, të cilët pritet të njihen me masën  e dhënë. Ata janë shfaqur me kokën ulur dhe në heshtje. Katërshja në bashkëpunënim me shumë persona të tjerë, rrahën me shkopa dhe tytë pistolete Jashar dhe Bilbil Majën, të cilët u ankuan pas banesat e tyre ishin të rrezikuara nga gurorja në pronësi të Rrajave.

Në dëshminë e tyre dy të dhunuarit kanë dhënë detaje për sulmin ndaj tyre.  Bilbil Maja kishte denoncuar disa herë në polici për dëmtimet që po shkaktoheshin nga shpërthimet e gurores dhe kishte tentuar disa herë të bllokonin kamionët.