“Çfarë u bë andej nga Maqedonia” përgjimet “groposin” Ahmetajn, Zoton e Mërtirin
Në dosjen e SPAK thuhet se Arben Ahmetaj kishte miqësi të ngushtë me Mirel Mërtirin dhe Klodian Zoton. Organi i akuzës e bazon këtë gjë në numrin e shumtë të komunikimeve që ata kanë pasur mes tyre.
Për çështjen e inceneratorit ka pasur hetim edhe nga ana e Prokurorisë së Elbasanit. Organi i akuzës gjatë vitit 2017 kur ka nisur hetimet ka urdhëruar edhe metodat e posaçme të hetimit siç janë ato të përgjimit telefonik. Rezulton se me dt 5.9.2017 në orën 16:38 Mirel Mërtiri nga numri në përdorim të shtetasit Klodian Zoto, i telefonon numrit 069609xxxx që i përket shoferit të familjes së Arben Ahmetajt. Këtij të fundit i kërkojnë që të lajmërojë shtetasin Arben Ahmetaj se i është thyer telefoni.
520… : O Zoto
456: O gono
520: Çfarë bën?
456: Klodi jam, Klodi
520: E Klodi je o vlla?
456: E ça bëre ti lale?
520: Mirë
456: Ore se kam telefonin se mu thye, thuaj içik fratelos që ta dijë ai se mos më merr mua kur mundet të më kontaktojë e s’më kap
520: Të të marri këtu?
456: Jo mo jo, ky është telefoni i Zotos, po pati gjë t’i shkruajë Zotos dhe i dal unë në telefon
520: Mirë mirë, thuaj ti se mu thye telefoni
456: E mirë vëlla, mirë.
456: Si ka qenë ai?
520: Mirë po ja është në mbledhje, se kam takuar fare që nga ora 11
456: Po iku mirë në mëngjes? Vajtët mirë?
520: Po mirë, içik presion rrugës u nisëm vonë, u nisëm nga ora 9:20.
456: po andej nga Maqedonia, çfarë u bë?
520: Po, kanë dërguar Tanin, nuk e di.
Ndërkohë që Ahmetaj ka pretenduar se nuk ka pas njohje të afërt mes tyre. Ish-zëvëndëskryeministri Arben Ahmetaj ka trazuar politiken dhe te gjithe opinionin publik pasi spak kërkon autorizim nga këshilli i rrezugollores dhe mandateve për arrestimin e tij. Seanca do të mbëhet të hënën ndërkohë që Ahmetaj rezulton që të jetë jashtë vendit.