Çështja ‘Partizani’/ Avokati i Berishës kërkon sërish përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka

Avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj ka depozituar një tjetër kërkesë për përjashtimin e Irena Gjokës si gjyqtare e çështjes për aferën e ish kompleksit Partizani.

Ai deklaroi se gjyqtarja Irena Gjoka është shkarkuar nga detyra nga Sali Berisha në 1996 në cilësinë e kryetarit të KLD-së, si President i vendit.

“Kemi bërë kërkesë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka për kërkesën që bënë për shuarjen e masës saj Berishës. Seanca për përjashtimin e Gjokës do të mbahet në orën 15:30.