Çështja “Gërdeci”, GJKKO thërret më 14 dhjetor Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin, ja për çfarë do të pyeten

GJKKO thërret më 14 dhjetor Shkëlzen Berishën dhe Aldo Bumçin. Ata do të pyeten në cilësinë e dëshmitarit në seancën gjyqësore për ish ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu I cili akuzohet për shpërdorim detyre në masakrën e 15 marsit 2008 në Gërdec.