“Çështja Beleri, ‘gjemb’ në marrëdhëniet dypalëshe”/ Mediat greke: Pengesë për rrugën e Shqipërisë drejt BE!

Mediat greke i kanë kushtuar sërish vëmendje çështjes së Fredi Belerit, për të cilin SPAK sot njoftoi se ka përfunduar hetimet duke dërguar dosjen për gjykim

Në një artikull të saj, Kathimerini shkruan se “vendimi i qeverisë shqiptare për të vazhduar zgjatjen e periudhës së paraburgimit të kryebashkiakut të Himarës, Fredi Beleri, është një çështje me prioritetit të lartë dhe kthesë e marrëdhënieve  greko-shqiptare”.

“Vendimi i qeverisë së Ramës, që vendosi të burgoste Belerin para zgjedhjeve lokale, padyshim që nuk mund të vazhdojë as me të njëjtin ritëm dhe as me të njëjtin intensitet, derisa t’i hiqet ky “gjemb në marrëdhëniet dypalëshe”.

Në Tiranë çështja Beleri vepron si një pengesë shumë serioze mes dy vendeve fqinje” thuhet më tej në shkrimin e gazetës greke.

“Kathimerini” shkruan më tej duke thënë se ndërsa në Maqedoninë e Veriut miratohen dhe zbatohen reformat, si rezultat i të cilave ato “zhbllokojnë” hapat në rrugën e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian, në Tiranë çështja Beleri vepron si një pengesë shumë serioze.

Ky është, pak a shumë, mesazhi që Athina i ka dërguar në mënyra të ndryshme dhe nga të gjitha nivelet e mundshme udhëheqjes shqiptare dhe gjithashtu partnerëve evropianë të Greqisë.

Hapi i radhës është letra që ministri i Jashtëm Giorgos Gerapetritis do t’u dërgojë homologëve të tij të BE-së, të cilëve do t’u shpjegojë se pse ndalimi i Fredi Belerit është një shkelje flagrante e çdo koncepti të shtetit ligjor, kusht i domosdoshëm për të.

“Shqipëria duhet të respektojë rregullat elementare të shtetit të së drejtës dhe është një çështje në të cilën vendi ynë do të vazhdojë të veprojë si prioritet absolut sepse ne duhet të mbrojmë edhe të drejtat e pakicës, si dhe një kryetar bashkie të zgjedhur ligjërisht”, tha dje zëdhënësi i qeverisë greke Pavlos Marinakis