Bulqizë/ Shoferi humb kontrollin e mjetit, plagoset këmbësori

Një aksident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Bulqizës.

Mësohet se drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka marrë përpara një këmbësor i cili është plagusur dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Bulqizë/Informacion paraprak

Rreth orës 09:40 në njësinë administrative Shupenzë shtetasi L.C., duke drejtuar automjetin tip “Golf”, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A.M., (këmbësor), i cili është dërguar për ndihmë mjekësore në spital.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon zbardhjen e rrethanave të aksidentit.