Bulqizë/ Furgoni me nxënës doli nga rruga dhe ra në greminë, ja si paraqitet gjendja e tyre


Një furgon që transportonte nxënës u aksidentua sot në Bulqizë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave. Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga. Të plagosur kanë mbetur 5 nxënës si dhe drejtuesi i mjetit.

Megjithatë, mësohet se gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetën. Sakaq pritet një njoftim nga policia për sqarimin e plotë të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor rural që lidh qytetin e Bulqizës me zonën e antenave, shtetasi Xh. S., duke drejtuar automjetin (furgon), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë, kanë mbetur të dëmtuar, jashtë rrezikut për jetën, drejtuesi i automjetit, shtetasi Xh. S., si dhe shtetasit E. P., A. C., Xh. P., E. D. dhe B. V. (pasagjerë në këtë furgon).

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.