Britani/Arrestohet 19-vjeçari shqiptar në një fermë kanabisi

Një adoleshent shqiptar është vënë në pranga pasi u zbulua se kujdesej i vetëm për një fermë të madhe kanabisi në Britaninë e Madhe.

Mariglen Luka, 19-vjeç kishte vetëm pak ditë që kishte mbërritur në Brtianinë e Madhe ilegalisht. Ai do të vuajë dënimin me 20 muaj burg, transmetojnë mediat e huaja.

Teksa pa që policia britanike e kishte pikasur, i riu u përpoq të ikte nga dera e pasme. Policia kontrolloi pronën dhe gjeti 52 bimë kanabisi në katin e dytë që kapnin shifrën prej 28 mijë e 600 paund.