BKH zbarkon në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, sekuestrohen celularët e dy drejtuesve të lartë
- 30 September, 2023
Byroja Kombëtare e Hetimit pas aksionit në Ministrinë e Infrastrukturës është vendosur në aksion për të zbuluar raste e korrupsionit, kësaj radhe pranë Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Mësohet se janë sekuestruar dy celularë të drejtuesve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.
Mësohet se njëri prej telefonave të sekuestruar i përket drejtorit N.P, ndërsa tjetri shefes së Sektorit V.Gj.
Agjencia Kombëtare e Mjedisit drejtohet nga Arta Dollani dhe është institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ