BKH zbarkoi në Elbasan, SPAK urdhëroi kontrolle në grupin e Suel Çelës

Detaje të reja nga “zbarkimi” i Byrojë Kombëtare të Hetimit në Elbasan.

Kontrollët janë bërë pas vendimit të Gjykatës së Posaçme, SPAK. Urdhërat për kontrollin e bizneseve dhe banesave janë firmosur nga Altin Dumani dhe Vladimir Mara.

Kontrollët janë bërë në kuadër të hetimeve që po kryhen për grupin e Suel Çelës, i cili konsiderohet si i “forti i Elbasanit”.

Hetuesit e BKH dhe policia kanë zbarkuar në orët e para të mëngjesit në Elbasan, sipas informacioneve dhe kanë sekuestruar paisje teknologjike si laptopë dhe aparate celularë, por dhe dokumenta të ndryshme.