Berat/Arrestohet 59-vjeçari, ngacmoi një të mitur seksualisht
Një 59-vjeçar është arrestuar pasi kreu veprime të turpshme ndaj një vajze të mitur, në hyrje të pallatit ku ajo banonte.
Ky person është arrestuar pas denoncimit që ka bërë 13-vjeçarja. Autori do të vihet në hetim për veprën penale “Vepra të turpshme”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat, menjëherë pas kallëzimit të marrë nga një 13-vjeçare, se shtetasi F. P., 59 vjeç, banues në Berat, kishte kryer veprime të turpshme ndaj saj, kanë kapur dhe vënë në pranga këtë shtetas. Dyshohet se 59-vjeçari i ka kryer veprimet e turpshme, ndaj shtetases së mitur, në hyrje të pallatit ku kjo shtetase banonte. Vijojnë veprimet hetimore për verifikimin e plotë të këtij kallëzimi. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vepra të turpshme”.