Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në lagjen “Çelepias” në Berat, ku një 85-vjeçar është plagosur me thikë në një lokal.
Sipas informacioneve, autori i dyshuar, Asllan Fatiu, ka hyrë në lokal dhe e ka qëlluar me thikë në bark të moshuarin, i cili është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal Berat për ndihmë mjekësore.
Ndërkohë, autori është larguar nga vendngjarja dhe ndodhet në kërkim nga policia. Autoritetet po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e tij.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ