Belsh/ Dhunohej nga bashkëshorti, gruaja hidhet nga dritarja

Një grua është hedhur nga dritarja e banesës në qytetin e Belshit pasi bashkëshorti ushtronte dhunë ndaj saj. 

Policia arrestoi në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç.

 

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Cërrik arrestuan në flagrancë shtetasin G. Q., 35 vjeç, banues në Belsh, Elbasan, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila më pas është hedhur nga dritarja e banesës. Kjo shtetase është dërguar në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të mëtejshme.