Begaj niset drejt Italisë, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit Giorgio Napolitano
- 26 September, 2023
Presidenti Bajram Begaj, do të marrë pjesë në funeralin shtetëror të ish-Presidentit të Republikës së Italisë, Senatorit të Përjetshëm, Giorgio Napolitano.
Në ceremoninë që do të zhvillohet në Selinë e Parlamentit italian në Romë do të jenë të pranishëm figura të rëndësishme të politikës italiane dhe asaj evropiane.
Ish-Presidenti Napolitano ka qenë një mbështetës i përhershëm i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe i respektimit të të drejtave të shqiptarëve.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ