Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentit, Taulant Balla, në fjalën e tij në Komisionin parlamentar për Sigurinë Kombëtare, u shpreh se anëtarësimi i vendit tonë në Qendrën Europiane të Ekselencës Hibride, është një hap i rëndësishëm në avancimim të aftësive tona kombëtare në mbrojtjen në këtë fushë.
Ai u shpreh se këto kërcënime jo vetëm që janë më të shumëllojshme, por edhe janë sofistikuar.
Balla theksoi mes të tjerash edhe për nevojën e një lufte ndaj dezinformimit si një mënyrë që përdoret për të ndikuar në opinionin publik.
“Kemi një sërë partnerësh që bashkëpunojnë për të shkëmbyer përvojat për t’u përballur me kërcënimet.
Kërcënimet hibride janë më të shumëllojshmnë por edhe janë sofistikuar. Jo vetëm prekin infrastrukturën e një shteti, por dua të përmend edhe dezinformimin.
Anëtarësimi në Qendrën Europiane të Ekselencës Hibride, hap i rëndësishëm në avancimim të aftësive tona kombëtare, por e parë edhe në nivel ndërkombëtar, për mbrojtjen ndaj këtyre kërcënimeve.
Shqipëria do të përfitojë në krijimin e politikave të personalizuara në lidhje me sulmet kibernetike dhe dezinformimit.
Përmes këtij memorandumi Shqipëria do të bëhet më e qëndrueshme në luftë me sulmet hibride”., tha ai.