Avokati i Paplekajt, kërkon rindertimin e skenës së krimit ku u vra Pjerin Xhuvani

Vijon seanca gjyqësore maratonë për ngjarjen e 21 prillit të vitit 2021, ku mbeti i vrarë Pjerin Xhuvani dhe u plagosën 4 të tjerë.

Burime për Euronews Albania, bëjnë me dije se avokati i Arbër Paplekajt, Mirash Martini, ka kërkuar të thirren në gjyq dhe ekspertë që kanë kryer ekspertimin në vendin e ngjarjes. Në varësi të dëshmive që sipas tij do të japin ekspertët do të kërkohet i riekspertim i mundshëm në vendin e ngjarjes.

Ndërkohë avokatët mbrojtës të palëve kanë parashtruar pretendimet dhe kërkesat e tyre rreth provave të mbledhura nga procesi hetimor.

Pritet që Gjykata të vlerësojë pretendimet e avokatit Mirash Martini që përfaqëson në proces Arbër Paplekajn dhe kërkesat e tjera të avokatëve.

Seanca e radhës do të mbahet të mërkurën ora 11:00.

Check Also

U kap në flagrancë brenda banesës ku kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet në flagrancë 24-vjeçari

U kap në flagrancë brenda banesës ku kishte hyrë për të vjedhur, arrestohet në flagrancë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *