Avokati i biznesmenit Pëllumb Gjoka: Nuk ka gjyqe të mbyllura, vetëm Shqipëria i bën këta pislliqe
Në një deklaratë jashtë ambienteve të SPAK, Ylli Manjani, avokat i Pëllumb Gjokës është shprehur se nuk duhet të zhvillohen gjyqe të mbyllura.
Avokati i biznesmenit , tha gjithashtu se për të lidhur një person me ngjarje kriminale duhet prova dhe jo hamendësime.
“Nuk ka gjyqe të mbyllura. Vetëm Shqipëria i bën këta pslliqe. Hetimi në Francë është bërë për trafikun e drogës. Për të lidhur një person me një ngjarje konkrete, duhet të ketë prova dhe jo hamendësime. SPAK nuk është burimi zyrtar i vetëm. Në Shkallën e Parë kemi patur probleme me njohjen e dokumenteve, por në gjykatën e Apelit na u dha mundësia që në të gjykojmë. Atë që ne kemi parë në ato dosje nuk korrespondojnë thuajse fare me atë që thoni ju”.– tha Manjani.