Avdulaj u dorëhoq dy ditë më parë, Edmond Leka merr drejtimin e paraburgimit në Vlorë
Ish deputeti i PS Edmond Leka, është zgjedhur drejtori i ri i paraburgimit në Vlorë.
Leka është prezantuar sot para stafit të paraburgimit nga Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i cili ka folur edhe për objektivat e institucionit.
Leka ka qenë gjithashtu edhe në krye të shërbimeve publike të Bashkisë Vlorë, por me ndryshimin e kryetarit të Bashkisë, ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve përfshi edhe dorëheqjen e Lekës.
Ndërsa sa i takon paraburgimit të Vlorës, Ëngjëllush Avdulaj dhënë dorëheqjen duke shpjeguar se i ishte ofruar një tjetër pozicion ndaj po largohej.