Automjeti del nga rruga në aksin Lushnje-Berat/ Plagosen burrë e grua dhe 3 fëmijët e mitur
- 16 August, 2023
Një aksident automobilistik është regjistruar pasditen e së mërkurës në aksin Lushnje-Berat, në fshatin Stan Karbunarë, ku një automjet tip “Toyota” ka dalë nga rruga, pasi drejtuesi humbi kontrollin.
Sipas informacioneve paraprake, mësohet se si pasojë e daljes nga rruga, është dëmtuar drejtuesi i mjetit 47-vjeç, bashkëshortja 37 vjeçe dhe fëmijët e tyre të mitur, të moshave 14 vjeç, 13 vjeç dhe 7 vjeç.
Të plagosurit ndodhen në Spitalin e Lushnjes, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ