Atentati në Don Bosko/ Thyerja e masës “Arrest shtëpie” dhe si u bë rikualifikimi i veprës penale për Fatjon Muratin?
Fatjon Murati është pronari i lokalit ku ndodhi ngjarja e rëndë mbrëmjen e së dielës në “Don Bosko”, ku u vra banakierja Mimoza Paja dhe mbetën të plagosur edhe 6 persona, mes tyre edhe një e mitur 10-vjeçare. Të plagosur mbetën Sahit Murati, Astrit Meraj, Emanuele Sala, Ermir Bejçuku dhe Genc Shohalli.
32-vjeçari ka rënë në pranga më 8 tetor nga Policia e Tiranës, pasi ishte shpallur në kërkim se zotëronte një arsenal armësh. Për këtë bazë armatimi ra në pranga edhe 25-vjeçari nga Laçi Kristian Gjini, ndërsa në ambientet e marra me qira nga ai u gjetën 7 armë zjarri, 4 silenciator, municione e sende të tjera të paligjshme.
Fatjon Muratajt iu ndryshua masa e sigurise nga “Arrest në burg” në “Arrest shtëpie”. Pas kësaj, gjykata e shkallës se parë ka zëvendësuar masen e sigurisë nga ajo e “Arrestit në burg në “Arrest shtëpiak”.
Pasi prokuroria e Tiranës zbuloi se në një prej kutive ku mbaheshin armët u gjet vetëm një gjurmë gishti e Murati dhe për këtë rikualifikoi veprën penale, nga ajo e mbajtes pa leje të armëve të kryer në bashkëpunim në armë mbajtje pa leje në banesë.
Emri i Fatjon Muratit doli në skenë edhe pas vrasjes së 3-fishtë në mbikalimin e Fushë-Krujës më 17 korrik 2022, kur humbën jetën Blilant Martinaj, Dikler Vata e Besmir Hoxha. Prokuroria nxori një listë personash, mes të cilëve ishte dhe Fatjon Murati, si persona që mund të kishte dijeni për ngjarjen.
Murati është ndaluar më parë nga autoritetet italiane, si i dyshuar për blerje të mallrave të vjedhura, posedim ilegal të armëve dhe të lëndëve narkotike, dhe aktualisht ndodhet në masë sigurie “Arrest në burg”, në vendin tonë, për vepra të tjera penale. Murataj deri në momentin e arrestimit rezultonte i shpallur në kërkim ndërkombëtar që nga viti 2015 edhe nga Italia për armë, mallra të vjedhura, trafikim narkotikësh. Gjithashtu në vitin 2016, Gjykata e Venecias kerkoi arrestimin e tij për pjesëmarrje në krime. 1 vit më vonë autoritetet në Padova e akuzojnë për trafik kokaine.
Ndërsa në Shqipëri u arrestua për laboratorin e armëve dhe për shoqërim me persona me rrezikshmëri të lartë shoqërore.
Burime bëjnë me dije se Murati nuk ndodhej në banesë, teksa në lokalin e tij, autorë të paidentifikuar qëlluan me breshëri plumbash në Don Bosko një natë më parë. Fatjon Murataj u verifikua ditën e djeshme nga forcat e policisë nëse ishte ishte apo jo në banesën e tij, pasi gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Pasi ka firmosur procedurat, pasditen e së dielës, ai ka thyer masën e arrestit shtëpiak dhe dyshohet se është larguar në Kosovë dhe më pas drejt Turqisë.
Është verifikuar mbi faktin se Fatjon Murati ka qenë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”. Por burime të sigurta nga grupi hetimor konfirmuan se ditën e djeshme, një grup oficerësh policie, ashtu siç e parashikon dhe procedura, kanë shkuar në banesën e tij për të verifikuar nëse ka qenë apo jo në banesë. Pasi ka firmosur një procedurë të zakonshme për këdo person që është me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, në rrethana ende të pasqaruara për grupin hetimor, ai është verifikuar dhe gjatë orëve të mesditës, dyshohet se është larguar në Kosovë dhe më pas drejt Turqisë.