Atentati në Don Bosko/ Policia pritet tu drejtohet homologëve ndërkombëtar për Fatjon Muratin
Fatjon Murati, pronari i lokalit ku ndodhi atentanti në Don Bosko pak ditë më parë është shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Dyshohet se Murati mund të jetë larguar në Kosovë, e më pas në drejtim të Turqisë. Nisur nga kjo mësohet se Policia e Shtetit pritet t’i drejtohet homologëve në Kosovë dhe më pas atyre në Turqi, për të shkëmbyer informacione në lidhje me Fatjon Muratin, i cili dyshohet se është larguar nga vendi.
Për Muratin, ishte caktuar masa e sigurisë “Arrest shtëpie”, por pak para ngjarjes së rëndë, ai është larguar nga banesa.
Do të jenë shkëmbimet e informacioneve mes palës shqiptare dhe asaj kosovare, për të provuar përmes shkresave, nëse Murati rezulton që të ketë kaluar zyrtarisht kufirin nga Shqipëria drejt Kosovës dhe më pas në rast se ai mund të ketë udhëtuar sërish zyrtarisht nga Kosova drejt Turqisë.