Atentati ndaj ish-prokurorit, Gjykata e Lartë rrëzon Redjan Rrajën!

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Redjan Rrajës. Gjykata e Lartë nuk i pranoi argumentet e Rrajës kundër vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për masën e sigurisë.

Rraja u dënua një vit më parë me vendim të Gjykatës së Posaçme të Apelit me burgim të përjetshëm.

Ai u shpall fajtor për atentatin e ndodhur më 1 nëntor 2019, tek mbikalimi i Shkozetit. Në atë ngjarje u plagos ish-prokurori Arjan Ndodh dhe Aleksandër Laho, alias Pëllumb Muharremi, i njohur si “Rrumi i Sukthit”.

Nga të shtënat me armë zjarri, fatkeqësisht, humbi jetën një javë më vonë në spital shoferi Andi Maloku. Së bashku me Redjan Rrajën, u dënua me 35 vjet burg edhe Ariol Halilaj.

Ndërsa porositësit dhe financuesit e kësaj ngjarje janë në proces gjykimi në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, për shkak se janë në kërkim dhe janë zbuluar nga komunikimet në “Sky ECC”.

Ndaj Rrajës rëndojnë akuzat për veprat penale “vrasje e funksionarëve publikë”, “vrasje e mbetur në tentativë” dhe “armëmbajtje pa leje”.

Ai u arrestua në Shkodër, në pikën kufitare të Hanit të Hotit, në tentativë për t’u larguar drejt Malit të Zi, pasi u zbulua nga gjurmët e gishtërinjve, në mjetin e gjetur nga policia pas atentatit.