Atentati ndaj babë e bir në Dukagjin/ Katër personat e dyshuar dorëzohen në polici, një tjetër ende në kërkim

Katër personat të cilët janë të dyshuar si autorë të atentatit ndaj babë e bir në Dukagjin, ku mbeti viktimë 73-vjeçari Zef Guri dhe u plagos 43-vjeçari Gjin Guri, janë dorëzuar në policinë e Shkodrës.

Gazetari i ABC News, Simon Shkreli raporton se sipas informacioneve, ata do procedohen në gjendje të lirë. Ndërkaq, në kërkim është ende Gjovalin Guri.

Dyshohet se ata janë autorë dhe bashkëpunëtorë në ngjarjen e rëndë të shënuar rreth orës 18:30 në fshatin Mali i Shoshit, pranë një lokali.

Për të katërt rëndojnë 2 vepra penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkepunim dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve të zjarrit dhe municionit”.