Asgjësohen 910 bimë narkotike kanabis në Krujë, u zbuluan me dron

Vazhdojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Në Krujë është  finalizua faza e 34-të e megaoperacionit “ Territor i Pastër”. Gjatë zhvillimit të kësaj faze janë asgjësuar 910 bimë narkotike kanabis, që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të malësisë së Krujës.

Më parë në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe sekuestruar 22 973 bimë narkotike kanabis.

Njoftimi i policisë:

📍Krujë

Vijojnë kontrollet intensive për parandalimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike.

Finalizohet faza e 34-t e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.

Gjatë periudhës pesëditore të zhvillimit të kësaj faze, u asgjësuan 910 bimë narkotike kanabis që u gjetën të kultivuara në fshatra të ndryshme të malësisë së Krujës.

Më parë, në kuadër të këtij operacioni, janë gjetur dhe asgjësuar 22 973 bimë narkotike kanabis.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë vijuar intensivisht kontrollet në malësinë e Krujës dhe në fshatra të ndryshme të rrethit, duke përdorur dhe dronë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat i kontrolleve të ushtruara në kuadër të fazës së 34-t të megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”, në malësinë e Krujës, u gjetën të kultivuara 910 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.

Megaoperacioni policor antikanabis i koduar “Territor i pastër”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme