Një 57 vjeçar shqiptar i dënuar me 15 vite burg është vënë në prangat e policisë greke.
Policia greke ka vënë në pranga Kujtim Demirin, i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri me 15 vite burg.
Zyra e kërkimit pranë Policisë së Tiranës, e cila në bashkëpunim me Europol arritën që të gjurmojnë në Athinë në shtetin fqinj 57-vjeçarin, ku është bërë dhe e mundur arrestimi i tij.
Demiri akuzohet për trafikim të të miturve dhe në përfundim të procedurave pritet që të ekstradohet në Shqipëri për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ