Arrestohet Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë
Është arrestuar ditën e sotme sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Shëndetësisë, Joana Duro dhe Laura Shteto, Specialiste te bashkëqeverisja.
Bëhet me dije se arrestimi i saj është bërë me urdhër të SPAK, për korrupsion.
Bëhet fjalë për një shifër 4 milionë lekësh .
Përveç sekretares së përgjithshme, mësohet se edhe një tjetër punonjëse e Ministrisë së Shëndetësisë ka rënë në pranga.
Kryeministri Edi Rama ka qenë në dijeni të këtij shkarkimi para se të bëhej publike. Pasi në takimin në kuadër të turin e falënderimit që mbajti sot pasdite në Tiranë, Rama tha se një ish-sekretare e përgjithshme është kapur në flagrancë duke marrë lekë dhe nuk fshehu zhgënjimin dhe indinjatën për këtë person “të padenjë”.Rama iu drejtua me ish, duke lënë të kuptojë se ka firmosur dhe shkarkimin e saj.
“Një ish-sekretare e përgjithshme kapet në flagrancë duke marrë lekë. Si mund të ndodhë kjo? Ana e pëlqyeshme e kësaj medalje është që kapet një person që është i padenjë për të qëndruar në një zyrë shteti. Uroj të ketë sa më shumë të tilla, por s’mund të uroj që sa më shumë të tillë njerëz të bëjnë gjëra të tilla. Është realisht diçka e rëndë”, tha Rama.