Arrestohet në aeroport Emanuele Gorini
ITALI
Fluturimi për në Shqipëri nuk ndihmoi për të shmangur burgun në Itali. Emanuele Gorini, 40-vjeçari nga Viterbo, u arrestua të hënën e kaluar teksa zbriste nga avioni nga Tirana, por nuk e dinte që agjentët e Policisë italiane e prisnin në pistën e aeroportit të Bolonjës.
Sipas mediave italiane, Emanuele Gorini u arrestua më 10 gusht të kaluar së bashku me një mik me origjinë shqiptare, pasi iu gjet një gjysmë kilogram kokainë. Droga që i kishte kushtuar një masë “arrest shtëpie”, por pak javë pas arrestimit të tij, një tjetër goditje iu bë Gorinit.
Ai akuzohet edhe për një vrasje të mbetur në tentativë të bërë 10 vjet më parë, 23 mars 2013. Shqiptari akuzohet se së bashku me mikun e tij Aldo Xavier Garai Ramos vranë një të ri duke i goditur kokën me shishe, e për ngjarjen dënimi përfundimtar priste vetëm ekzekutimin. Me të marrë vesh lidhur me hetimet, për të shmangur burgun, shqiptari erdhi në vendlindje, ku qëndroi për pak kohë derisa vendosi që të rikthehej. Ai kishte zgjedhur një aeroport të izoluar për të mos tërhequr vëmendjen.
Por nuk ia doli që t’i shpëtonte Policisë, ndaj do të vuajë 8 vjet burg për dënime të shumta: tentativa për vrasje dhe trafik droge nga viti 2009 deri në 2017.