Arrestohen për drogë babë e bir në Lazarat

Dy persona nga Lazarati, babë e bir, kanë rënë në prangat e policisë për drogë. 51 vjeçari dhe 28 vjeçari u kapën në flagrancë nga dronë të rezolucionit të lartë, të përdorur në këtë operacion, teksa kujdeseshin për 50 bimët e kanabisit që kishin mbjellë në oborrin e banesës së tyre.

Droga u sekuestrua në cilësinë e provës materiale ndërsa 50 bimët narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies. Ndërkohë materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.