Arrestohen në Spanjë dy ‘killerat’ që tentuan të vrisnin Preng Palucën në 2021

Arrestohen në Madrid dhe Barcelonë Edmir Vlashi dhe Hektor Ndoka.

• Policia spanjolle njofton se dy shqiptarët ishin shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, që i kërkon për tentativën e vrasjes së Preng Palucës dhe bashkëshortes së tij.

• Të dy thurën dhe vunë në jetë planin për ti vrarë, ku përpjekja e fundit dështoi në dhjetor të 2021.

• Policia shqiptare kërkoi asokohe në banesat e tyre ku gjeti dhe zbuloi një arsenal armësh dhe një sasi para kesh prej 90 mijë euro.

• Për arrestimin në Spanjë ende nuk ka një deklaratë nga Policia shqiptare.

• Arrestimi i Vlashit dhe Ndokës mund të jetë çelësi i zbardhjes së një sërë ngjarjesh të tjera kriminale në të cilat ata dyshohet se janë të përfshirë.

• Tashmë pritet ekstradimi i tyre në Shqipëri për të zbuluar më tej.