Arrestohen babë e bir pasi dhunuan me grushte dy përmbarues në Librazhd

Dy persona, babë e bir, janë arrestuar pasi kanë dhunuar me grushte dy përmbarues gjyqësorë në Librazhd. Ata kishin shkuar në ambientet e hotelit, për të ekzekutuar një vendim civil për dëmshpërblim, por kanë hasur në rezistencë fizike dhe më pas janë goditur.

Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhje e ngjarjes së rëndë. Të arrestuarit janë nga qyteti i Elbasanit, ndërsa tashmë do përballen me akuzën “Goditje për shkak të detyrës”.