Arrestimi i kushëririt të Ervis Martinajt, reagon policia dhe zbardh detajet
Policia e Tiranës ka reaguar përmes një njoftimi për media lidhur me arrestimin e Emiljano Ninës, kushëriri problematik i Ervis Martinajt.Policia bën me dije se ndalimi i tij ka ndodhur në datën 31 mars, pasi është kallëzuar nga dy shtetas të cilët pretendojnë se u ka marrë një makinë tip “Smart” përmes mashtrimit.
Është shoqëruar në Komisariatin nr. 2 në Tiranë dhe më pas është ndaluar shtetasi Emiljano Nina, kushëriri i Ervis Martinaj, i cili rezulton i zhdukur që prej datës 10 gusht të vitit të kaluar kur familjarët e tij bënë denoncimin për humbjen e kontakteve me të. Sa i përket ndalimit ditën e sotme të 27-vjeçarit Emiljano Nina po bëhen verfikime pasi ishte në kërkim. Sipas policisë së Tiranës Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 ndaluan 27 vjeçarin Emiliano Nina ,banues në Tiranë, për veprën penale “Mashtrimi”. Ndalimi i tij u bë pasi më datë 31 mars kanë bërë kallëzim dy shtetas se Emiljano Nina ka marrë nëpërmjet mashtrimit, një automjet tip “Smart”.