Arrestimi i Dritan Rexhepit, mediat ekuadoriane: Shqiptari krijoji lidhje me njerëzit më të lartë në politikë
Dy vjet pasi një gjykatës në Ekuador i dha Dritan Rexhepit lirimin e parakohshëm dhe më shumë se një vit nuk e dinte vendndodhjen e tij, pasi ai nuk respektoi masat e vendosura për lirimin, emri i shqiptarit doli sërish në skenë.
Autoritetet turke arrestuan kreun e grupit narkokriminal të njohur si Kompania Bello, në kuadër të një operacioni të përbashkët të quajtur Cartel.
Rexhepi u zhduk nga radarët e autoriteteve ekuadoriane në fillim të vitit 2022, kur nuk respektoi masat e urdhëruara nga gjyqtari Diego Poma, pasi miratoi kërkesën e shqiptarit për lirim të parakohëshëm për arsye shëndetësore. Në vend të burgut, ai u urdhërua të përdorë aparat elektronik, të raportojë vendodhjen në Gjykatë dhe u ndalua të dalë jashtë vendit.