Armët u morën në një magazinë në Allias? Policia e Tiranës në kërkim të bazës

Policia e Durrësit ka sekuestruar ditën e sotme  8 armë zjarri ‘pistoletë’ në portin e Durrësit të cilat po transportoheshin nga një furgon me targa angleze. Gjatë një operacion policor u vu në pranga transportuesi, shoferi i furgonit, Jetmir Koloshi.

Dyshimet janë të forta se armët janë ngarkuar në Tiranë.Dhe origjina e tyre është pikërisht një magazinë në zonën e Alliasit.

Për këtë arsye, me qëllim ardhjen në ndihmë DVP Durrës, policia e Tiranës ka organizuar një kontroll në këtë magazinë, si dhe po ushtrohet kontroll banese në shtëpinë e Koloshit. Nga këto kontrolle pritet të dalë në dritë nëse kemi një bazë të re armësh në kryeqytet.