Arben Ahmetaj: Belinda Balluku ka paguar njerëz kundër Erion Veliajt për të…

Ish-zëvendës kryeministri, Arben Ahmetaj tashmë në kërkim nga drejtësia shqiptare ka zbuluar në Syri.tv se Belinda Balluku ka organizuar protesta kundër Erion Veliajt dhe për këtë arsye, janë paguar dhe njerëz.

“Në 2021 ka funksionuar në bashkinë e Tiranës si një njësi që do merrte më shumë vota nga e djathta, e kam kundërshtuar, dhe shikoni votat që kemi marrë, votat që kemi marrë janë votat e socialistëve. Nuk ka artifice në zgjedhje. Që do marrësh votat e të djathtës përmes një artifice 5D dhe ia hedhin fajin atyre djemve që janë në burg. Jo mo janë në burg. 5D është një sistem korruptiv, 5B është një sistem kryekorruptiv. E di ti që këta të dy, po sidomos plaçkitësja ka paguar njerëz në protestat kundër Erjonit, kanë unitet këta tani, tani që ika unë uniteti është shumë i forcuar aty. Njerëz të saj, (Belinda Ballukut) kanë paguar njerëz për të shkuar në protestë. Ore shiko se kur të mbarosh këtë intervistën do ulesh me njerëz, kolegë të tu gazetar dhe do thonë, po ne i dimë këto o burrë, ca tha… thojini pra” tha Ahmetaj.