Apeli shton dënimin në 28 vite burg për Agron Tanushin që vrau kunatën e tij. Nëna e viktimës: Të burgoset përjetë, kemi frikë
Agron Tanushi është dënuar me 28 vite burg, pas akuzohet për vrasjen e nuses së vëllait të tij, Jetmira Hasanit.
Ka qenë Gjykata e Apelit që e ka rënduar dënimin ndaj tij edhe me 5 vite të tjera shtesë.
Ndërkohë nëna e viktimës ka kërkuar dënim përjetë për autorit dhe ka deklaruar se kanë frikë prej tij se mos i vret, pasi të dalë nga burgu.
“Shteti ta dënojë përjetë, kemi frikë. Ai na shau në gjykatë, një herë na vrau….Ky në rrugë na shante, tani ca të bëjmë ne? Ta vrasim? Doli Dan Hutra, vrau disa, a kështu do bëjmë dhe ne?
Unë nuk i kërkoj gjë shtetit, e vras. Janë ngjarje që nuk kanë si të jenë ndryshe.
Ai dënohet 28 vite. Ne thamë të gjitha gjërat që ai ka bërë. Nëse mundem ia jap unë dënimin, po ai është më i zoti, se është mësuar të vrasë”, ka deklaruar ajo.
Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi në Bathore në vitin 2020 dhe autori u kap në Lushnjë.