Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimin për “Rrumin e Shijakut”, Laho përfiton nga gjykimi i shkurtuar, ja sa do qëndrojë në qeli

Apeli i Posaçëm ka lënë në fuqi vendimin e dhënë nga shkalla e parë ndaj Aleksandër Laho, i njohur ndryshe edhe si Pëllumb Muharremi ose “Rrumi i Shijakut”, duke e dënuar atë me 3 vite burg për veprën penale të cilësuar ndaj tij.

Megjithatë, për shkak të përfitimit nga gjykimi i shkurtuar, dënimi përfundimtar i Laho zbret në 2 vite heqje lirie. Pavarësisht vendimit të formës së prerë, Aleksandër Laho ndodhet në kërkim prej disa vitesh dhe autoritetet vijojnë përpjekjet për kapjen e tij.

Laho është një personazh i njohur për drejtësinë, me një histori të gjatë përballjesh me ligjin. Vendimi i Apelit të Posaçëm vjen në kuadër të proceseve që kjo gjykatë ka ndërmarrë në funksion të luftës kundër krimit dhe pandëshkueshmërisë.