Apeli i GJKKO konfirmon lë në burg Fredi Belerin

Gjykata e posaccme e Apelit shpall vendimin për Fredi Belerin dhe Pandeli Kokaveshin. Togat e zeza të përfaqësuara nga Florian Kalaja kanë vendosur që të lanë në burg Fredi Belerin. Pandeli Kokaveshit i ndryshohet masa në detyrim paraqitje

Gjatë seancës avokatët kanë depozituar edhe prova të reja përsa i përket gjëndjes shëndetësore të dy personave të dyshuar. Kokaveshi përveç raporteve mjeksiore kërkoi ndryshim mase edhe për shkak të fëmijës së mitur. Ndërsa avokatët e Fredi Beleri insitojnë që nuk ka prova.

Pas daljes nga gjykata avokati i Kokaveshit Marsel Zhupa bëri më dije se: ne dorëzuam në gjykatë prova të reja sa i përket gjëndjes së tij shëndetësore. Ai bëri me dije se një vit më para ka bërë trasplant zemër dhe se ai duhet të jetë në kontakt me mjekun që i ka bërë operacionin. Mjekët e spitalit tonë nuk mund të garantojnë mbarvajten e tij dhe për këtë arsye kërkuam lirinë.