Apartamenti shkak i konfliktit me një viktimë në Vlorë, shoqërohen 10 persona e sekuestrohen kamerat e sigurisë

Si pasojë e konfliktit fizik mes Rei Metës dhe Armando Meshaut, i cili përfundon me humbjen e jetës së këtij të fundit, policia e Vlorës ka shoqëruar nga dita e djeshme dhe deri më sot 10 persona.

Ata janë kryesisht dëshmitarë të ngjarjes  dhe janë marrë dëshmi mbi momentin e përplasjes mes dy personave.

Po ashtu janë pyetur edhe të afërm të viktimës. Grupi hetimor po vijon hetimet ndërsa janë sekuestruar edhe kamerat e sigurisë.

Nga policia deri më tani mësohet se shkak i përplasjes është një apartament që duhej të përfitonte 33-vjeçari, Rei Meta dhe për këtë shkak përplasja mes tyre vijonte prej disa muajsh