Alda Klosi kërkon ndryshim të masës së sigurimit në Gjykatën e Tiranës
Alda Klosi kërkon ndryshim të masës së sigurimit në Gjykatën e Tiranës. Ajo është e dyshuar për gati 500 mijë euro që u gjetën në shtëpin e sanitares Rozeta Dobi. Seanca e të martës ka dështuar për shkak se gjyqtarja Vjollca Spahiu ka dhënë dorëheqejn nga shqyrtimi i kërkesës, për shkak se pretendon se ka konflikt interesi. Klosi kërkon lirinë nga qeli me argumentin se ka probleme shëndetësore dhe se ka fëmijët në kujdestari.
Mbi Alda Klosin rëndojnë tre akuza, pastrim parash, fshehje të pasurisë dhe deklarim i rremë në hetuesi. Kujtojmë që ajo doli zbuluar nga pastruesja e shtëpisë, Rozeta Dodi e cila vodhi në banesën e saj plot 120 mijë euro dhe bizhuteri floriri.
Klosi është arrestuar me 3 shkurt pas një dëshmie që ka dhënë në polici ish-pastruesja e saj, Rozeta Dodi. Ajo dëshmoi në prokurori se paratë e vjedhura nuk kanë qenë të saj, por të xhaxhait dhe nuses së xhaxhait të saj.
Avokati i Alda Klosit, tha për mediat se deklarimet e pastrueses janë tërësisht të pavërteta dhe se vendimi i Gjykatës është i padrejtë. Sa i takon gjendjes shëndetësore të klientes së tij, avokati u shpreh se ajo është e sëmurë dhe po mbahet nën kujdesin e mjekëve.