Alarm në fshatin pranë Tiranës, dyshime për hajdutë dhe të shtëna me armë zjarri
14 December, 2023
Një alarm është ngritur mbrëmjen e sotme në fshatin Menik në Tiranë. Banorët e zonës kanë telefonuar policinë të shqetësuar pas lëvizjes së disa personave të dyshimtë.
Këta persona besohet se ishin hajdutë që po lëviznin në zonë, ndërsa ka dyshime se ka pasur dhe të shtëna me armë zjarri.