Akuzohet se qëlloi me armë gjatë konfliktit te Kepi i Rodonit, Prokuroria kërkon burg për shoferin e Mark Frrokut

Prokuroria e Durrësit, ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” në mungesë për shoferin e Mark Frrokut, Besnik Toma, i cili dyshohet se qëlloi me armë zjarri ne ajër gjatë konfliktit në Kepin e Rodonit.

Ndërsa për 8 të arrestuarit e tjerë mes të cilëve ish-deputetin, organi akuzës ka kërkuar “detyrim paraqitje”.

Seanca për caktimin e masës së sigurisë do të mbahet nesër në orën 11:50.