Akuzohen për abuzime me tenderin , SPAK kërkon 3 vite e 6 muaj burg për Lefter Allën! Në total 26 vite burg për 10 të pandehurit

TIRANË– Prokuroria e Posaçme kërkon 3 vite e 6 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Alla. Ai do të përfitojë nga gjykimi i shkurtuar dënimin 2 vite e 4 muaj burg dhe për 5 vite nuk do t’i lejohet që të ushtrojë asnjë funksion publik.

SPAK ka kërkuar në total 26 vite e 6 muaj burg për 10 të pandehurit e kësaj dosje, të cilët akuzohen për abuzime me tenderin e ujësjellësit me vlerë 3 milionë euro. Ndërkohë, çështja është ndarë për Ana Nishku dhe Kastriot Ibrahimajn sepse do gjykohen në mënyrë të zakonshme.

Lefter Alla ra në pranga më 15 mars 2023 bashkë me 12 persona të tjerë, 7 prej tyre zyrtarë të bashkisë për shkelje të barazisë në tendera dhe shpërdorim detyre mbi dyshimet e abuzimit në një tender me vlerë 3 milionë euro. Ai dyshohet në bashkëpunim me ish-zyrtarët e tjerë favorizoi dy kompani gjatë procedurës së prokurimit publik me qëllim që më pas punimet për ujësjellësin t’i kryejë kompania ‘OE 2AF Albania shpk’, e cila është në administrimin e të afërmit të Allës, Aqif Konesha. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kishin ‘BOE Egland shpk’ dhe ‘BE-IS shpk’.

Pasi i shpallën fituese këto firma, punimet për uijësjellësin realizoheshin nga firma ‘OE 2AF Albania shpk’. Bëhet fjalë për tenderin “Ndërtimi rrjetit furnizimit dhe rrjetit shpërndarës Ujësjellësi dhe ndërtimi i rrjetit të KUZ , Lagja e vjetër, qyteti Bulqizë, Bashkia Bulqizë”, me vlerë rreth 3 mln euro, me afat kohor 10 mujor. Kompanitë që dolën fituese të tenderit kanë si administrator Rasim Dacin, për ‘BOE Egland shpk’, ndërsa administratori i ‘BE-IS shpk’, është Kastriot Ibrahimaj. Gjatë dëshmisë së tij, Alla i konsideroi akuzat si sulme politike ndaj tij.

Enkeleda Lleshi 3 vite burg me gjykim te shkurtuar 2 vite dhe denim plotesues qe per 5 vite te mos ushtroje asnje funksion publik

Rubin Kola  2 vite burg me gjykim te shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos te ushtroje asnje funksion publik

Arsen Gjoka 2 vite burg me gjykim te shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos te ushtroje asnje funksion publik

Kujtim Zogu 2 vite burg me gjykim te shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos te ushtroje asnje funksion publik

Erjon Isaku 4 vite burg me gjykim te shkurtur 2 vite e 8 muaj dhe 5 vite jashte funksioneve publike

Leonard Daci 2 vite burg me gjykim te shkurtuar 1 vit e 4 muaj dhe 5 vite mos te ushtroje asnje funksion publik

Rasim Daci 4 vite me gjykim te shkurtuar 2 vite e 8 muaj  dhe 3 vite te mos ushtroje detyren e administratorit te personit juridik

Aqif Konesha 2 vite e 3 muaj me gjykim te shkurtur 1 vit e 6 muaj dhe 3 vite te mos ushtroje administratorin e personit juridik

Dali Gazidedja 1 vit e 9 muaj burg me gjykim te shkurtuar 1 vit e 2 muaj

Per Ana Nishku  dhe Kastriot Ibrahimajn ceshtja eshte ndare sepse jane me gjykim te zakonshem