Aksioni policor, kush janë vrasjet e bujshme që u zbardhën

Replika.al ka mësuar detaje të reja lidhur me aksionin policor pas dëshmisë së të penduarit Artan Tafanit.

Mësohet se ky i fundit ka treguar disa anëtarë të grupit të Laert Haxhisë i arrestuar pak kohë më parë në Janinë të Greqisë.

Pasi policia po punonte për kapjen e Artan Tafanit u zbulua biçikleta që ai kishte kryer grabitjen ndërsa pranë saj edhe një makinë e përdorur në një ngjarje kriminale.

Laert haxhiu i denuar me 18 vite burg nga gjykata e Lushnjes per atentatin ne 2016 ndaj nipit te Aldo Barrs dhe nje personi tjeter. Po ashtu ne proces gjyqesore nga spak per ate qe njihet si masakra e lushnjes ne shtator te 2017 ku humben jeten Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi nderkohe shinjester ishte Xhulio shkurit i cili shpetoi pa u demtuar.

Nga hetimet sipas policise eshte zbardhur vrasja në Tepelenë, nje vrasje ne Elbasan dhe vrasja ne Korçe tek liqeni.

Makina e gjetur ne garazh eshte Benz, dhe eshte vjedhur ne Shijak.