Aksidentoi për vdekje 65 vjeçaren në Fushë-Krujë, kapet shoferi i mitur

Një 16 vjeçar është kapur nga policia e Fushë Krujës pasi akuzohet se duke drejtuar mjetin ka aksidentuar për vdekje 65 vjeçaren, Mane Hoxha.

Sipas policisë, mësohet se është arrestuar i mituri i cili menjëherë pas aksidentit është larguar nga vendi i ngjarjes.

Në vijim të veprimeve, pas konsultimit me prokurorin e gatshëm, u bë arrestimi i 16-vjeçarit, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.