Aksidentohet makina në Maliq, lëndohen 2 vëllezërit

Një aksident automobilistik ka ndodhur në Maliq  ku automjeti tip “Volkswagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga.

Njoftohet se nga ky aksident janë dëmtuar shtetasi G. A. dhe vëllai i tij, shtetasi K. A., 30 vjeç, pasagjer në këtë automjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Mesnatën e djeshme, në rrugën “Zvezdë-Pojan”, Maliq, shtetasi G. A., rreth 27 vjeç, banues në fshatin Pojan, duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë, automjeti ka dalë nga rruga. Nga ky aksident janë dëmtuar shtetasi G. A. dhe vëllai i tij, shtetasi K. A., 30 vjeç, pasagjer në këtë automjet, të cilët ndodhen në spitalin e Korçës, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe vijon puna për përcaktimin e shkakut të këtij aksidenti.

Vijon…