Aksidenti tragjik, identifikohet familja e cila përfundoi në kanal afër Fushë-Gjormës
Një aksident me pasojë vdekjen ndodhi në afërsi të Fushë Gjormës.
Makina ku udhëtonin 4 persona ra në një kanal, me 78 vjeçarin Lirim Qahi, i cili ka humbur jetën rrugës drejt spitalit të Traumës. Ndërkaq, të plagosur kanë mbetur:
Ilir Qahi 55 vjeç, Mira Tafa 62 vjeç dhe Besmir Qahi 29 vjeç.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 21:30, në aksin rrugor “Tiranë–Lezhë”, në vendin e quajtur Fushë-Gjormë, një automjet tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin B. Q., 29 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe tre pasagjerët: shtetasit I. Q., rreth 70 vjeç, L. Q., rreth 40 vjeç, dhe M. Ç., rreth 60 vjeçe.
Të dëmtuarit janë transportuar në Spitalin e Traumës, në Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.
View this post on Instagram