Aksidenti tek Liqeni Artificial/ Arrest me burg për pronarin e X6! Në arrati shoferi, kushëriri i Ervis Martinajt

Gjykata ka dhënë masën “arrest  në burg” për Eldi Allushin, pronarin e makinës tip “BMW X6” që shkaktoi aksidentin te diga e liqenit të Tiranës.

Sipas prokuroriës Allushi ka përkrahur Emiljano Ninën, i cili ishte drejtuesi i mjetit dhe shkaktoi aksidentin.

Aksidenti i frikshëm ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 22 gusht, ku automjeti me shpejtësi skëterre doli nga rruga e “Kosovarëve” dhe përfundoi në digën e liqenit.

Policia në automjet gjeti patentën e Eldi Allushit, ndërsa targat ishin hequr nga drejtuesi i saj.

Menjëherë pas ngjarjes, Eldi Allushi nga qyteti i Durrësit, i dyshuar fillimisht si drejtues i automjetit u shpall në kërkim dhe u arrestua në orët e pasdites.

Pas arrestimit, Allushi dha dëshmi kontradiktore, ku fillimisht mohoi se ka qenë drejtues i automjetit dhe më pas ka thënë se i ka ngelur bedalja e gazit shtypur.

Nga kqyerja e kamerave, rezultoi se në makinë kishin qenë dy të rinj të tjerë, Jurgen  Allushi, këshëri i Eldi Allushit dhe Emiljano Nina, kushëri i Ervis Martinajt drejtues i mjetit, i cili është shpallur në kërkim për 7 vepra penale.

Eldi Allushi në polici më vonë u shpreh se nuk donte t’i bënte keq Emiljanos, ndaj nuk e kishte kallëzuar.

“Nuk i tregova policisë se nuk doja ti bëja keq Emiljanos. Ai ma kërkoi makinën dy herë për të marrë një shoqe dhe unë ia dhashë. Emiljano pasi erdhi nga aksidenti fjeti gjumë, mua nuk më tregoi. Më mori në telefon një oficer policie dhe i thashë që do paraqitem vetë në polici. Për 5 orë nuk u paraqita pasi kisha frikë. Automjetin ma bëri dhuratë xhaxhai im disa kohë më parë” ka thënë ai .