Aksidenti tek diga e liqenit/ Reagon Veliaj: Dënim maksimal për shoferin, kërcënim serioz për qytetarët
Shpejtësia skëterrë e të riut që për pak përfundoi në liqenin artificial të Tiranës, është shoqëruar edhe me Kritika të shumta. Një prej tyre, që e dënoi rëndë aktin, është edhe kreu i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj. Ai e quajti të lojtur nga mendtë të shoferin e makinës luksoze, ndrësa theksoi se së bashku me policinë kanë mbledhur të gjitha provat që të ketë dënim maksimal për të riun, të konsideruar edhe si rrezik serioz për bashkëjetesën qytetare në kryeqytet.
Reagimi i Veliajt:
Tani çdo gje eshte kthyer ne normalitet, por shpejtesia sketerre e shoferit (jo e makines – se makina s’ka vendimarrje ne cmenduri) qe perfundoi mbi digen e Liqenit, rrezikon qytetaret por dhe vete te lojturin qe vec bordura e shpetoi nga mbytja ne Liqen!
Bashke me Policine e Shtetit kemi mbledhur provat e do kerkojme denim maksimal per shoferin tashme ne kerkim – zero tolerance per kercenuesit e jetes e bashkejeteses ne qytet!